Sulmuesi gjerman Jousoufa Moukoko është një diamant nga akademia e të rinjve të Borusia Dortmund. Ai është një futbollist shumë premtues dhe sipas “Sport”, Barcelona po monitoron situatën e tij. Vetëm 17-vjeç dhe është afër nënshkrimit të kontratës së tij të parë të madhe.
Pavarësisht se klubi gjerman i ka ofruar një kontratë 3-vjeçare dhe një pagë mbi dhjetë milionë euro, ai ka vendosur të presë datën 20 nëntor ku do të arrijë në moshë madhore për të marrë vendimet e tij.
Ndërkohë gazeta gjermane Bild raporton se sulmuesi është përfshirë në mosmarrëveshje familjare.
Prindërit akuzojnë agjentin e tij si të pangopur dhe për këtë arsye i riu dëshiron të privojë prindërit e tij nga aksesi në paratë e tij. Zemërimi i sulmuesit është aq i madh saqë dëshiron të nxjerrë në ankand edhe shtëpinë e prindërve të tij, që ndodhet në jug të Hamburgut dhe e vlerësuar në 1.07 milionë euro.
PANORAMASPORT.AL