E nxorri Berisha, mjekët e “Traumës” vihen nën hetim pas publikimit të fotografisë së Learit me pranga në duar

0
294
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa mjekë të Spitalit të Traumës në Tiranë janë vënë nën hetim pas vdekjes së Lear Kurtit.

Hetimi nisi pasi kreu i PD-së, Sali Berisha, ka postuar mbrëmjen e djeshme një fotografi nga spitali i Trumës, ku shfaqet Lear Kurti i shtrirë në shtrat dhe duke marrë serum, ku në duar kishte pranga dhe kishte mavijosje në trup.

Burime për Abc bëjnë me dije se hetimi ka nisur për faktin se më herët, spitali i Traumës zyrtarisht tha se i riu mbërriti i pa jete.

Ndërkohë që ngjarja ende vijon të mbetet mister, pasi ende nuk ka prova të sakta lidhur me vdekjen tij, kujtojmë se ditën e sotme, nëna e Learit, Fatmira Mustafaj, ka dhënë një intervistë ku është shprehur se djalin ia kishin dhunuar policët dhe se në trup kishte shenja.

Ndërkohë, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, vdekja ka ardhur si pasojë e mbidozës pasi kishte gëlltitur një qese me kokainë.

Zjarr Tv Ad