Boris johnson ‘tradhtohet’ nga miqtë e afërt, i shprehin vlerësime në nivel personal por politikisht mbështesin Sunak

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Matt Vickers, deputet i Stockton South, njoftoi këtë të diel se mbështet Rishi Sunak në garën që pritet të zhvillohet brenda Partisë Republikane.

“Mbështes Rishi Sunak, pavarësisht se Boris Johnson ka një rol të madh për të luajtur në të ardhmen e vendit tonë”, tha ai.

Vickers i bashkohet radhëve të konservatorëve, të cilët kanë bërë të pamundurën për të shprehur admirimin dhe vlerësimin e tyre për Johnson në një nivel personal, por që njoftuan së fundmi se nuk do ta mbështesin atë si udhëheqës të konservatorëve.

Këtë mëngjes, edhe ministri i Irlandës së Veriut Steve Baker tha se “votuesit atje e duan Sunak, pasi ai është një njeri i mrekullueshëm” – duke shtuar se rikthimi i Johnson do të ishte një “katastrofë”.

Të shtunën, ish-ministri i veteranëve, Johnny Mercer tha: “Johnson është një mik dhe unë e dua atë”, por la të kuptonte se nuk do ta mbështeste në garën e ardhshme brenda partisë.

Pas gjashtë javësh intesnsive, duket se deputetët mendojnë gjithnjë e më shumë se, kur bëhet fjalë për Boris Johnson, ndarja e personales nga ajo politike do të jetë thelbësore për rikthimin e pasurive të partisë konservatore.

Zjarr Tv Ad