Duartrokitje dhe simbolika e kalimit të ziles, Draghi i dorëzon detyrën e kryeministres së Italisë Giorgia Melonit

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministrja e re e Italisë, Giorgia Meloni, ka marrë zyrtarisht pushtetin.

Dorëzimi i detyrës u bë me simbolikën e kalimit të ziles nga ish-kryeministri Mario Draghi

Ky ishte edhe momenti që liderja e Fratelli D’Italia mori zyrtarisht detyrën në Palazzo Chigi.

“A mund ta dëgjoni?” pyet Giorgia Meloni ndërsa e emocionuar dhe e buzëqeshur tund zilen e sapo marrë nga duart e Mario Draghit duke zyrtarizuar kështu dorëzimin.

Nga ana tjetër Mario Draghi u largua pas një ore takim mes duartrokitjeve të shumta të atyre me të cilët kishte ndarë zyrat e punës deri më sot.

Kujtojmë se qeveria e Melonit do të përbëhet nga 24 ministra, vetëm gjashtë gra, ku së bashku me kryeministren bëhen 7 gra, numri më i vogël i përfaqësimit të grave në ekzekutiv gjatë viteve të fundit.

Mbrëmjen e djeshme, Giorgia Meloni dhe ministrat e qeverisë së re u betuan në Quirinale përpara kreut të shtetit, Sergio Mattarella duke nisur kështu punën si ekzekutivi i parë italian i kryesuar nga një grua.

“Këtu është ekipi qeveritar që me krenari dhe ndjenjë përgjegjësie do t’i shërbejë Italisë. Tani menjëherë në punë”, shkroi pak çaste më vonë kryeministrja në Twitter.

Zjarr Tv Ad