Policia në Malësi të Madhe ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale të “përndjekjes”. Sipas Policisë është vënë në pranga B.R. vjeç 34, banues në Koplik, ndërsa ky i fundit është arrestuar për llogari të policisë në kryeqytet.
“Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore. Forcat policore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas një pune të mirëorganizuar bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin në kërkim B.R. vjeç 34, banues në Koplik për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Gjykata e Apelit Tiranë me vendim datë 25.04.2019 ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprën penale ” Përndjekja” parashikuar nga neni 121/a/2 i Kodit Penal. Ky shtetas iu dorëzua forcave policore të D.V.P.Tiranë për veprime të mëtejshme”-njofton policia.