Stresi lë qelinë për ditëlindje, “festë” para burgut

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka lënë qelinë në burgun e Fushë-Krujës në mesnatë, pak orë pasi gjykata vendosi ta nxjerrë në liri me kusht. Ai është pritur me duartrokitje e bori makinash pasi ka lënë burgun nga miqtë dhe të afërmit, të cilëve iu ka kushtuar edhe një mesazh.

“Nuk thyhem para sfidave çfarëdo qofshin ato dhe sot në orën 00:00 me familjen time, miqtë dhe të afërmit ditëlindjen time e ndaj me ju sepse ju më ishit pranë gjithmonë në kohë të mira dhe të vështira. Dhurata më e mirë qe morra për ditëlindje ishte LIRIA!! I JUAJI ARKIMED LUSHAJ (STRESI) 🙏🏻”, shkruan ai në Instagram.
Reperi i njohur u arrestua në një hotel në zonën e Linzës ne tetor 2018. Arrestimi erdhi pas një hetimi disa mujor me metoda speciale ndaj një grupi kriminal që operonte në kryeqytet, pjesë e të cilës dyshohet se ishte edhe Stresi.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në dhomën e hotelit ku ndodhej Stresit iu gjet dhe sekuestruar një sasi e vogël kokaine, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta” si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Zjarr Tv Ad