Një gazetare iraniane e lindur në SHBA u lirua të mërkurën pasi dëshmoi përpara një jurie të madhe. Arrestimi i saj nga FBI shkaktoi protesta dhe akuza për racizëm kundër Uashingtonit.
Marzieh Hashemi, 59 vjeç, u kap nga agjentët e FBI në Aeroportin Ndërkombëtar të Lambert në St Louis javën e kaluar, pasi mbërriti në SHBA për të takuar familjen e saj. Melanie Franklin u lind në një familje afrikano-amerikane në Luiziana, ajo është një prezantuese e Press TV, rrjetit ndërkombëtar të lajmeve të Iranit në gjuhën angleze.
Autoritetet amerikane nuk ofruan asnjë shpjegim se pse ajo u arrestua. Të premten e javës së kaluar, një urdhër i gjykatës zbuloi se Hashemi ishte marrë në paraburgim si një dëshmitare në një çështje penale të paspecifikuar, por nuk u akuzua për ndonjë krim. Të mërkurën, ajo u paraqit para një Gjykate të Qarkut DC e shoqëruar nga djali i saj për të dëshmuar përpara një jurie të madhe. Orë më vonë, të dy ata u larguan. Hashemi tani po qëndron me familjen e saj në një hotel në Uashington.
“Ajo është e lehtësuar që kjo ka mbaruar, por familja e saj është shumë e zemëruar dhe e mërzitur në mënyrën se si kjo ka ndodhur”, tha Abed Ayoud, një avokat për Komitetin Amerikano-Arab kundër Diskriminimit.