Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i është përgjigjur Sali Berishës në Kuvend, pasi ky i fundit nxorri disa sondazhe dhe tha se opozita do marrë pushtetin.
“Shumë shpejt do shkojmë ne në votime aty janë qytetaret ne do shkojmë të votohemi e ju e prisni votën. Por ju keni nisur që sot me një muzikë pëpr patronazhistët se e ndjeni rezultatin e pranverës. Po unë do u jap një këshillë mos i besoni sondazheve që nxjerr Saliu se këtu do jemi e do thoni na vodhën zgjedhjet”.
Manja ka akuzuar deputetë të opozitës së fshihen pas kompanive që përfitojnë tendera nga prokuroimi publik dhe se kanë lidhje me kompani farmaceutike apo ndërtimi. Madje Manja tha se këto lidhje edhe pse ka për detyrë drejtësia t’i nxjerrë, edhe PS do i bëjë publikë por kur të afrohet fushata zgjedhore.
“Me kë ta bash debatin për varfërinë ? Këtu gjysma e deputetëve në këtë krahun këtej sa dalin jashtë sallës shohin llogaritë e aksionet e biznesit që kanë dhe rrinë e shohin faqen e prokurorimit publik përditë. E mos na bëni të flasin në këtë sallë se do vijë dita e të flasim se në cdo faqe të prokurimit pulik që publikohet e sigurt që pas cdo kompanie janë aksionerë një pjesë e juaja.
U qau zemra ju për shqiptarët.
Do i nxjerrim rri pa merak, po e ka për detyrë tjetër kush të merret me këtë punë. Po dhe ne do i nxjerrim se u bëmë këtu tani, gjysma e deputetëve të këtij krahu në këtë krah merren me kompani farmaceutike nga mëngjesi në darkë, nuk lanë ilac në këmbë pa i shku pas e vijnë këtu flasin për covid
I di dhe ti emrat se prandaj jeni ndarë ju më dysh. Dhe kompanitë e ndërtimit që i keni aksionet të gjitha i dimë.
Por do ua themi duke u afruar fushata të afrohet dhe pak se do ua themi të gjitha”, tha Manja.