Apeli i GJKKO ka lënë në burg kryebashkiakun e Himarës, Fredi Blerin i cili akuzohet për blerje votash.
GJKKO ka lënë në burg Belerin, ndërsa nga “arrest me burg” , masa detyrim paraqitje është dhënë për Pandeli Kokaveshi.
Bëhet me dije se avokatët e Belerit kanë kërkuar masë më të lehtë duke argumentuar se nuk kanë fakte për vjedhjen e votave, por prokurorët kanë qëndruar të palëvizshëm në vendimin e tyre. Ata kanë renditur provat dhe kanë lënë në burg kryebashkiakun e zgjedhur më 14 amj.
Ndërsa për Kokaveshin është dhënë masa detyrim paraqitje për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Ai një vit më parë ka bërë një transplant zemre dhe për të është e pamundur që të qëndrojë në burg dhe është e pamundur të ndiqet nga mjekët.
Kujtojmë që Fredi Bleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit me akuzën se ka blerë 8 vota për 400 mijë lekë të vjetra. Bashkë me të, u prangos dhe shtetasi Pandeli Kokaveshi, i cili prej ditës së arrestimit qëndron i shtruar në QSUT.