Akuzohet për falsifikim dokumentesh, anëtari i KPA përfundon në SPAK

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ardian Hajdari, anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) është paraqitur sot në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Mësohet se vizita e Hajdarit në SPAK ka lidhje me akuzat që i janë bërë atij nga ish-kolegët e shkarkuar nga vettingu.

Ai është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla për “Falsifikimit” të dokumentave, me të cilët ka aplikuar për një pozicion në institucionin e shkallës së dytë të Vetingut.

Pritet që Prokuroria Speciale t’i komunikojë Hajdarit akuzën.

Zjarr Tv Ad