Akuzohet për tjetërsimin e pronave, arrestohet me urdhër të SPAK ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me urdhër të SPAK është arrestuar ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit Rajmonda Dashi.

Aktualisht Dashi punonte si specialiste në Drejtorinë e Kadastrës në Kamëz dhe Vorë dhe mësohet se pikërisht në zyrën e saj është arrestuar.

Arsyeja e arrestimit të saj mësohet se ka të bëjë për një çështje të nisur 3 vite më parë nga Prokuroria e Posaçme, lidhur me tjetërsimin e pronave kur ajo mbante pozicionin e drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit.

Po ashtu raportohet se asaj i kanë sekuestruar edhe celularin, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet për ndalimin e saj.

Ajo u dorëhoq nga kadastra e Durrësit në dhjetor të 2021 për shkaqe që ende nuk dihen.

Zjarr Tv Ad