Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Për ish-numrin dy të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 4 vjet heqje lirie nën akuzën e korrupsionit pasiv, si dhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
Ndërsa për specialisten e nivelit të lartë, Laura Shteto, SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim. Vladimir Topi, administratori i kompanisë “Dricons” rrezikon 2 vjet burgim, nëse gjykata merr parasysh kërkesën e prokurorit, Dritan Prençi.
Për inxhinierin, Silvi Shehi, organi i posaçëm i akuzës ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim. Të tre të pandehurit akuzohen për korrupsion aktiv. Sipas SPAK, ata i dhanë Laura Shtetos 330 mijë lekë për të përfituar tenderin në disa qendrave shëndetësore në Tiranë e Durrës.