Zgjedhjet e 14 majit, KAS gjobit Elva Margaritin dhe Erion Veliajn

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në KQZ ka vendosur të gjobisë, ministren e Kulturës, Elva Margariti, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, drejtoreshën e Operas Abigeila Vushtina.

Titullarët e institucioneve të rëndësishme janë akuzuar nga Organizata Drejtësi Sociale për shkelje të kodit zgjedhor, gjatë fushatës së 14 majit.

Gjate mbledhjes KAS ka rrëzuar vendimin e Komisionerit Celibashi për te dënuar vetëm përgjegjësen e Ministrise se Kultures, Zerina Bruci, ndërkohe që ka vendosur gjobat ndaj titullarëve te institucioneve.

“Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën nr. nr. 35, datë 02.11.2023, me objekt, “Kërkesë për vendosje sanksioni administrativ në zbatim të vendimit nr. 812, datë 20.10.2023, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve ndaj zj. Zerina Bruci, person përgjegjës për Ministrinë e Kulturës, në vlerën 3 000 (tre mijë) lekë”.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS rrëzoi kërkesën e Komisionerit dhe pranoi pjesërisht kërkesat e palës së interesuar Organizata “Drejtësia Sociale”.

KAS vendosi sanksion administrativ:

Gjobë në masën 155 000 (njëqind e pesëdhjetë e pesë mijë) lekë ndaj z. Erion Veliaj
Gjobë në masën 2 500 (dymijë e pesëqind) lekë ndaj zj. Elva Margariti;
Gjobë në masën 2 500 (dymijë e pesëqind) lekë ndaj zj. Abigeila Vushtina”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Zjarr Tv Ad