Rishi Sunak shkarkon ministren Suella Braverman, që krahasoi emigrantët shqiptarë me kriminelët

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbretëri e Bashkuar – Kryeministri Rishi Sunak ka shkarkuar ministren e Brendshme, Suella Braverman, pas disa ditëve të spekulimeve rreth të ardhmes së saj në kabinet.

Braverman, kishte irrituar zyrën e Kryeministrit, me një shkrim të paautorizuar ku kritikonte trajtimin e protestave pro-palestineze nga policia.

James Cleverly do të jetë ministri i ri i Brendshëm.

Sunak po kryen një rishikim të kabinetit, duke përfshirë ndryshime të disa prej figurave më të larta. Ish kryeministri David Cameron, do të jetë ministër i Jashtëm.

Braverman thotë se shërbyerja në këtë rol ishte “privilegji më i madh” dhe shton se do të ketë më shumë për të thënë “në kohë të duhur”.

Ish ministrja njihet për publikun shqiptar, pasi i krahasoi emigrantët me kriminelët, gjatë një fjalimi në parlament, në kohën kur kalimet e shqiptarëve me gomone nga Franca në Britani, u rritën ndjeshëm.

Ajo gjithashtu njihet si një mbështetëse “e zjarrtë” e planit të MB për t’i çuar azilkërkuesit në Ruanda, plan i cili deri tani është bllokuar nga Gjykata e Apelit.

Braverman ka qenë shpesh e kritikuar për shkak të qëndrimeve të forta dhe kontroverse, duke e vendosur edhe qeverinë e Sunak në pozitë.

Zjarr Tv Ad