Alarm i rremë për bombë në Portin e Durrësit, ja çfarë zbuluan forcat xheniere brenda në valixhe

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një alarm i rremë për bombë u raportua paraditen e sotme në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit, pasi punojësit e sigurisë pikasën një çantë të zezë.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, punonjësit e sigurisë portuale, forcat xheniere dhe autoambulanca.

Burime për NewsBomb.al bëjnë të ditur se forcat xheniere konstatuan dy valixhe të mbyllura dhe izolun menjëherë zonën, duke bërë dhe verifikimin me pajisje dhe qenin e Policisë.

Nga kontrolli i kryer rezultoi se në valixhe kishte djathë dhe bakllava. Pas kësaj situata u rikthye në normalitet.

Zjarr Tv Ad