Alarm në Lushnje/ Shtohen në masë, grabitjet me maska

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Grabitësit po sulmojnë në mes të dites.

Banorët në Cinar të Lushnjës ndodhen në një gjendje alarmi.

Banorët duken të alarmuar dhe tregojnë se maskat po godasin në mes të ditës.

Lushnja duket se është kthyer në shënjestër e hajdutëve dhe grabitësve si në qytet ashtu edhe në fshatra.

Të pamaskuar dhe djem të moshës 20-22 vjeçarë. Gruaja beson se i ka parë hajdutët që i vodhën shtëpinë.

Po lëviznin me makinë.

Ajo u kërkoi atyre ta ndihmonin të shkonte në zyrën e aplikimit për pasaportë.

Por e refuzuan dhe në kthim Flora Cani gjeti shtëpinë e shkatërruar.

Flora Cani, e Demtuara: “Gjysëm ore nuk e mbusha, ika me makinë dhe kur erdha më pruri një kushëriri i burrit, kur u ngjita shoh derën e hapur se unë e mbylla vetë dhe kur hyra brenda ishte kthyer çdo gjë përmbys”.

Autorët thyen derën kryesore dhe brenda pak minuatave morën çfarë gjetën nga pajisjet elektroshtëpiake dhe deri tek lekët dhe arturinat.

Kur zbritën me televizorin të futur brenda një çarçafi komshija mendoi se ishin teknikët që e kishin marrë për ta rregulluar.

“Po rrinin aty kjo po bërtiste. I thirra unë o Flora a je marrë vesh ti për TV, mendova se e kishin marrë për ta rregulluar”.

Banorët janë të trembur dhe nuk i lënë dot shtëpitë vetëm.

Thonë se duhet të bëjnë roje jo vetëm natën por edhe ditën. “E kyç derën ti po vjen tjetri me levë. Të vjedhë në mes të ditës tjetri ne s’dimë ç’ të bëjmë kemi gjë të gjallë. Në 8 e gjysëm të mëngjesit, është turp i madh”.

Në Lushnjë hajdutë e grabitës duket se kanë dalë hapur. Mëngjesin e së dielës një argjendari u sulmua në mes të qytetit. Dëmi i shkaktuar sipas pronarit ishte më shumë 10 milionë lekë të reja. Dy javë më parë disa banesa në fshatin Karbunare u bastisën nga hajdutët. Ata morën edhe ushqimet në frigorifer. /ABC/

Zjarr Tv Ad