Albana Vokshi padit në KQZ Ogerta Manastirliun…

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka paditur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Sipas Vokshit, Manastirliu ka shkelur Kodin zgjedhor, pasi ka hapur 2 zyra elektorale shumë pranë qendrave të votimit edhe pse është e ndaluar me ligj.

Bëhet fjalë për zyrën te shkolla “Jeronim de Rada” dhe Kopshti 3, të cilat sipas Vokshit, janë shumë pranë qendrës së votimit të njësisë 9. Ajo i ka bërë thirrje KQZ-së që të verifikojë këtë shkelje dhe të urdhërojë mbylljen e zyrave.

“Është një akt i paligjshëm që synon të intimidojë zgjedhësit ditën e votimit”- thotë Albana Vokshi para zyrës elektorale me qepena të ulur të PS. I bëj thirrje KQZ që të mos bëhet palë me PS, por të verifikojë çdo shkelje të ligjit dhe të urdhërojë Policinë Bashkiakë t’i mbyllë këto zyra.”- tha Albana Vokshi.  

Padia vjen duke iu referuar ligjit dhe përcaktimit në Kodin Zgjedhor, që të gjitha shtabet dhe zyrat elektorale të subjekteve politike, duhet të jenë minimumi 300 metra larg qendrave të votimit.

Zjarr Tv Ad