Albin Kurti e Aleksandër Vuçiç përballja e parë në Mynih

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, pritet këtë fundjavë të përballet për herë të parë personalisht me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Dy shtetarët do të jenë të ftuar në një konferencë me dyer të mbyllura për sigurinë, që zhvillohet të premten deri të dielën në Mynih të Gjermanisë.

“Albin Kurti do të jetë i pranishëm në panelin e përbashkët në Mynih, dhe do të shohim si do të jetë atmosfera. Mendoj se do të jetë një mundësi e mirë për të vlerësuar drejtimin në të cilin mund të fillojnë bisedimet, prandaj për ne ka rëndësi të madhe të njohim hapat e mëtejshëm të qeverisë së Prishtinës, të gjermanëve, të amerikanëve dhe të tjerëve në bashkësinë ndërkombëtare,” u shpreh Vuçiç në një intervistë për agjencinë “Sputnik”.

Në vazhdën e qëndrimit në Gjermani, dy zyrtarët e lartë kanë parashikuar edhe takime me Riçard Grenell, ambasadorin dhe emisarin e posaçëm amerikan për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Ky i fundit u shpreh një ditë më parë se strategjia e presidentit Donald Trump është normalizimi i raporteve mes dy fqinjëve së pari ekonomikisht, dhe më pas fokusi të kalojë te problemet politike.

Në javët e fundit këtij objektivi të SHBA-së i kanë paraprirë marrëveshjet dypalëshe për rihapjen e linjave ajrore dhe hekurudhore.

Çështjet e reciprocitetit Kosova dhe Serbia do i shtjellojnë edhe muajin e ardhshëm në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Zjarr Tv Ad