Albin Kurti pranon kërkesën e SHBA, shtyn me 48 orë fazën e gjobave për target

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar kërkesën e SHBA për të shtyrë afatin e gjobave për targat e paligjshme.

Kurti me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se është shtyrë për 48 orë vendosja e gjobave për targat e paligjshme. Ai shkruan se do të punojë me BE dhe SHBA për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të fundit.

“Falenderoj ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij. E pranoj kërkesën e tij për shtyrje prej 48 orësh për vendosjen e gjobave për targat e paligjshme “KM” (dhe të tjera). Jam i lumtur që do të punoj me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme” shkruan Kurti në postimin e tij.

Kujtojmë që dje Kurti dhe Aleksandër Vuçiç patën një takim në Bruksel në lidhje me zgjidhjen e kësaj situate. Edhe pse pas daljes nga takimi dukej sikur nuk ishte arritur asnjë marrëveshje,kryeministri Kosovar është bindur që të shtyjë për dy ditë vendimin per gjobat.

Zjarr Tv Ad