Përfaqësuesit e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, Endri Shabani e Pano Soko zhvilluan një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kjo vizitë vjen pas vizituan sot kryeministrin për t’ia uruar fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Gjatë takimit, kryeministri i njoftoi z. Lapaj, z. Shabani dhe z. Soko për bashkëpunimin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë këtu marrëveshjet ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë nga zbatimi i të cilave po përfitojnë drejtpërdrejt qytetarët e dy vendeve tona.
Postimi i plotë i Adriatik Lapajt:
Sot, me Endrin dhe Panon, takuam Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Ashtu si rezultoi nga certifikimi i KQZ -së në Kosovë, Lëvizja VetëVendosje u rendit forcë e parë. E uruam Kryeministrin Kurti për rezultatin dhe i kërkuam bashkëpunim edhe më të madh me Shqipërinë tonë të përbashkët!
Kryeministri na informoi për bashkëpunimin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë këtu marrëveshjet ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, nga zbatimi i të cilave po përfitojnë drejtpërdrejtë qytetarët.
Në vazhdim, na mbetet të bëjmë më shumë dhe do të bëjmë më shumë!
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.