Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Vatikan sot, është pritur nga Papa Françesku. Në këtë takim të përzemërt, kryeministri u shpreh falënderues dhe shumë i lumtur për mikpritjen dashamirëse.
Ai tha se Republika e Kosovës është e përcaktuar për paqe, dialog dhe bashkëpunim. Kurti dhe Papa Françesku biseduan për rininë dhe ardhmërinë, për figurën, veprën dhe trashëgiminë e Nënës Terezë, për Letnicën e Vitisë ku asaj i erdhi thirrja për devocion, dhe për bashkëjetesën multi-fetare në Kosovë.
“Kryeministri më tej e njoftoi Atin e Shenjtë edhe për suksesin demokratik dhe ekonomik të vendit dhe për arritjet e qeverisjes së deritanishme, duke theksuar faktin që jemi qeveria e parë që po ndanë shtesa për nënat lehona dhe fëmijët deri në moshën 16 vjeç, si politikë mbështetëse për ta”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.