GËRDECI/ Shtyhet sërish seanca për Fatmir Mediun, gjyqi i radhës më 7 korrik

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me ngjarjen e “Gërdecit”. Në një deklaratë për mediat, pas shtyrjes së seancës, jashtë ambienteve të Gjykatës së Posaçme, avokati i Mediut tha se është normale që është shtyrë seanca pasi janë procese gjyqësore që zgjasin. Seanca e radhës pritet të mbahet më 7 korrik.

Ndërkohë, kujtojmë se seancën e kaluar u shënua një fitore për familjarët e viktimave që humbën jetën tragjikisht në shpërthimin e Gërdecit, më 15 mars 2008.

Ndërsa pritej që prokuroria të paraqiste konkluzionet përfundimtare për ish ministrin një kërkesë e përsëritur nga familja Durda për të qënë pjesë e procesit, të cilës, iu bashkangjit edhe një nga të plagosurit në tragjedi, bëri që Prokuroria ne Posaçme të ndryshonte qëndrim duke i kërkur gjykatës ta pranojë.

Mediu akuzohet për dy vepra penale për “Shpërdorim detyre”, njëra e parashikuar nga Kodi Penal dhe tjetra nga Kodi Penal Ushtarak, pasi në kohën që ka ndodhur ngjarja ai ka qenë ministër i Mbrojtjes dhe ngarkohet dhe me përgjegjësi për zbatimin e Kodit Penal Ushtarak.

Seanca e sotme është paraprake, që palët të njihen me akuzën e ngritur nga SPAK dhe që zyrtarisht ka mbërritur në GJKKO. Aty do të vendosej nëse dosja në ngarkim të ish-ministrit do ta kalojë për gjykim apo do t’i rikthehet SPAK për hetime më të thelluara.

Sipas raportimeve mediatike, avokatët e Mediut do të kërkojnë pushimin e çështjes ndaj tij, me argumentin se është pushuar çështja penale. Më herët, Fatmir Mediu është shprehur se gjyqi ndaj tij është politik.

Zjarr Tv Ad