Po kthehej nga puna, humb jetën tragjikisht i riu shqiptar në Itali

0
173
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku si pasojë ka humbur jetën tragjikisht një i ri shqiptar. Sipas mediave vendase mësohet se viktimë ka mbetur një 28-vjeçari i identifikuar si Iralt Mërdita pasi teksa ishte duke u kthyer për në shtëpi u përplas me një mjet tip “Volkswagen”.

I riu shqiptar ishe duke u kthyer nga puna për në shtëpi dhe teksa ishe duke udhëtuar me motoçikletën e tij tip “Honda”, u përplas me automjetin dhe si pasojë mbeti i plagosur rëndë.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes shkuan forcat mjekësore, mirëpo fatkeqësisht i riu shqiptar ndëroi jetë në ambientet e spitalit.

Me profesion mekanik, ai jetonte në Ghedi dhe kishte disa muaj që punonte në karrocerinë Ëarner Car në Leno. Në vetëm tre muaj kishte fituar besimin dhe vlerësimin e kolegëve dhe të pronarit: “Ishte djalë shumë i mirë: i arsimuar, i përgjegjshëm, i disponueshëm”, tha pronari i tij për mediat vendase.

Dinamika e aksidentit dramatik, që ndodhi në orën 20 të së mërkurës së 21 qershorit, është ende duke u shqyrtuar nga karabinierët e Dello. Ndërkohë, gruaja që po udhëtonte me automjetin, një tjetër shqipare, ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në spital ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Zjarr Tv Ad