Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ditën e sotme, Kryeministri në detyrë i Kosovës Avullah Hoti, i ka dorëzuar detyrën Albin Kurtit. Ceremonia zyrtare ka nisur në orën 10:00 , teksa Hoti ka bërë formalisht dorëzimin e detyrës.
Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, është votuar ditën e hënë me 67 vota pro dhe 30 kundër ndërkohë që nga sot Albin Kurti, është zyrtarisht Kryeministër i Kosovës.
Pas kësaj ceremonie, do të mbahet edhe mbledhja ceremoniale e Qeverisë se re në orën 11:30. Kurti pritet që të bëjë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Po ashtu në axhendë sot, është dhe një takim i Kryeministrit të ri me ambasadorin e BE, Tomas Szunyog. Ndërkohë gjatë ditës së sotme, pritet që dhe Ministrat të marrin zyrtarisht detyrën.