Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon informacion në KLSH për auditimin e tenderave të bashkisë

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kërkuar informacion nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, lidhur me 2 kërkesat e bëra për auditimin e tenderëve te zhvilluar nga bashkia Tiranë për ndërtimin e Teatrit të ri. Juristja Adriana Kalaja ka theksuar se çdo mosreagim nga KLSH-ja do të kallëzohet penalisht në SPAK.

Ne kemi kërkuar kontroll të lartë në shtet. Jo vetëm të na japi informacon nëse është bërë auditimi për garat e hapur më përpara dhe pse ne nuk kemi një informacion. E dyta nëse nuk është bërë auditimi kush është shkaku që nuk është bërë. E treta nëse auditimi nuk është bërë për shkak të presionit apo të shpërdorimit të detyrës nga ana e punonjësve të KLSH, a ka ndonjë hap ligjor nga KLSH ndaj këtyre punonjësve për këto vepra penale.

Dhe e fundit nëse Kontrolli I Lartë I Shtetit nuk zbaton ligjin , pra nëse nuk na jep informacion shterues se çfarë ka ndodhur nga 2020 deri më sot, ne do ta konsiderojmë si vepër penale të shpërdorimit të deyrës dhe do t’i drejtohemi SPAKU-t me një kallëzim të posaçëm., u shpreh Kalaja.

Zjarr Tv Ad