Aleanca për Teatrin tjetër kallëzim në SPAK/ Kalaja: Të zhgënjyer, prokurori nuk ka bërë asnjë hetim

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër kallëzim është regjistruar dje në SPAK nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ndaj prokurorit Edvin Kondili.

“Dy vjet pas 9 kallëzimeve, prokurori Kondili nuk ka kryer asnjë veprim hetimor lidhur me dosjet e Teatrit”, u shpreh përmes një deklarate, avokatja Adriana Kalaja.

Ndaj prokurorit Kondili është regjistruar kallëzimi për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’’. Për të folur më shumë në lidhje me këtë kallëzim dhe jo vetëm, ishte e ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Adriana Kalaja .

Ndër të tjera avokatja Kalaja shpejgoi se gjithsej janë bërë 17 kallëzime, ku 3 prej tyre janë ndaj prokurorëve.

“Në 8 shkurt të këtij viti i mbushën plot 4 vjet nga kur nisi protesta por ka aq shumë probleme dhe çështje të rëndësishme sa ka momente të caktuara sa hiqet vëmendja nga kjo temë.

Megjithatë ne kemi deklaruar se 17 maji, pra, data e prishjes së teatrit që kishte qëllimin kryesor jo vetëm shembjen e godinës por sipas nesh qëllimi kryesor ishte zhbërja e protestës.

Megjithëse vjet u fitua një proces i vështirë me një kontribut të presidentit, ne shikojmë se nga ana e SPAK-ut Nuk kemi asnjë ecuri në drejtim të hetimit të çështjes.

Pse ju drejtuam SPAK-ut?

Ju drejtuam dje sepse zgjodhëm një ditë simbolike pasi me 1 qersoshor 2020 ne jemi drejtuar në SPAK me një kërkesë, më një kallëzim kundra Erion Veliajt, Ardi Veliut, Sandër Lleshajt dhe zyrtarëve të tjerë, me një akuzë shumë të fortë që është ‘vrasje e mbetur në tentativë’.

Kemi parashtruar faktet, provat, dhe argumentuar ligjërisht se pse këta zyrtare jo vetëm duhet të ndiqen penalisht por sipas nesh kanë konsumuar veprën penale të vrasjes së ngelur në tentativë.

Në këtë kuadër ne çuam para dy vjetëve prova të mirëqena se si u sulmua Teatri ndërkohë që kish artistë dhe qytetarë brenda.  Ne pas dy vjetëve, konstatojmë te zhgënjyer se nga ana e prokurorit nuk është bërë asnjë lloj hetimi.

Me kallëzimin e djeshëm u bënë 17 kallëzime dhe në total 3 prej tyre janë ndaj prokurorëve”, u shpreh Kalaja.

Zjarr Tv Ad