Aleks Visha bën gjestin fantastik, mbledh 20 mijë euro për operacionin e vogëlushes

0
465
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej ditësh qarkullonte lajmi i trishtë për vajzën e vogël, Orgitën, e cila kishte nevojë urgjente për një ndërhyrje kirurgjikale. Për të mbuluar koston e operacionit në Turqi duheshin plot 20 mijë euro të cilat ishin të pamundura për familjen e vajzës.

Mirëpo, vogëlushja e ka një hero dhe ai quhet Aleks Visha. Personazhi i njohur i TikTok, nëpërmjet kësaj platforme, ia ka dalë të mbledhë paratë e nevojshme të cilat i ka dhuruar në GoFundMe që u hap për vajzën. Këto para ai i mblodhi me ndihmën e 669 shqiptarëve të tjerë që u bënë pjesë e donacionit.

Aleks Visha njihet shumë në botën e rrjeteve sociale por gjithashtu edhe në botën e sportit teksa është një tifoz i njohur i Kukësit, skuadrës së qytetit të lindjes. Disa herë ka qenë në stadiumin “Kukës Arena” në mbështetje të verilindorëve dhe është një mik i afërt edhe me lojtarët e skuadrës.

Zjarr Tv Ad