Basha ‘qetëson’ demokratët: Krizën në PD, do e zgjidh me mençurinë time!

0
268
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë një ‘copëz’ të fushatës së tij për postin e kryetarit në partinë Demokratike.

Ndryshe nga konkurrenti i tij për këtë post, Gjergj Hani, Basha ka zgjedhur t’i ndajë pas takimeve, synimet apo veçoritë e së shkuarës me anë të një statusi në Facebook.

Basha ka zgjedhur të mbajë fajin e krizës së PD-së por megjithatë ai beson se ka përvojën e duhur për ta zgjidhur këtë nyje.

“Partia Demokratike është partia e parë opozitare, partia e shpresës shqiptare dhe pa asnjë diskutim i takon të rikthehet në vendin që i ka dhënë historia dhe shqiptarët, sigurisht në një aleancë të fortë me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE.

Ne do të bëjmë ndarjen në mënyrë të qartë dhe përfundimtare të së ardhmes nga e shkuara. Për ne nuk ka bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës!

Jemi shumë të vonuar në procesin e rinovimit të partisë. E për këtë unë e pranoj përgjegjësinë time. Do të vendosim energjinë e rinisë përpara dhe pjekurinë e mençurinë e përvojës si mbështetje ndaj saj,” shkruan Basha.

Zjarr Tv Ad