Aleksandër Çipa pastron ferrat në varrin e shkrimtarit të madh Petro Marko: Gur në vis të vet! (FOTO)

0
499
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Aleksandër Çipa ka ndarë sot disa foto, ku shfaqet në varrin e shkrimtarit të madh të shek XX, Petro Marko.

Në këto foto Çipa shfaqet duke pastruar barin dhe ferrat që kanë mbuluar varrin e studiuesit e albanologut shqiptar i cili dha kontribut të paçmuar në krijimtarinë letrare.

Analisti thotë se: “Petro Marko është aty, jo më” zog i mbetur në mërgata”, siç i këndohet nga Bregu, por “re dhe gur” në vis të vet.”

Postimi i plotë i Çipës:

Sot unë kalova nga Petro Marko dhe deti në Breg të Detit..

Deti kishte rënë nën dritën e plotë të Diellit, Petro Marko, domethënë kurmi i tretur i tij, ishte mbështjellë nga një kurorë bimësh të dheut të tij, në Dhërmi.

Me dashurinë e paluhatshme për të dy, udhëtova përgjatë detit dhe u ndala tek memoriali i shkrimtarit.

Ritualisht ua hoqa pemëve dhe degëve mundësinë për të mbajtur për vete nën kurorë, mermerin me emër të shkrimtarit.

Petro Marko është aty, jo më ” zog i mbetur në mërgata”, siç i këndohet nga Bregu, por ” re dhe gur” në vis të vet”.

Petro dhe deti mbetën të dy të pandryshuar, sidomos shkrimtari, i cili shumon rëndësinë në dijeninë njerëzore, sa më shumë shkon jeta.

Të dy injorues të censuseve dhe regjistrimeve, të dy sfidantë dhe dëshmues të rrallë të çdo qëndrueshmërie.

Shkrimtari shqiptar në këtë shesh prehjeje, e ndien se si deti mbetet e do të vijojë të mbetet, në shërbimin soditës të gjumit dhe përjetësisë së Tij, ditë më ditë e, natë më natë, të së ardhmes.

Zjarr Tv Ad