Alfred Cako mbeshtet Evi Kokalarin/ Duhet parti nacionaliste

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Konspiracionisti Alfred Cako, ka komentuar deklaratën e aktivistet Evi Kokalari, e cila është shprehur se nëse Berisha nuk ndryshon për 2-3 muaj ajo do hapë parti të re.

Në një prononcim për CNA.al, Cako u shpreh se nëse Kokalari i ka burimet financiare dhe njerëzore, do të ishtë një zhvillim pozitiv, gjithmonë nëse do ndjekë linjat e atdhedashurisë dhe nacionalizmit.

“Në qoftëse kjo i ka këto, mund të thithë vota, mund të bëhet një parti me peshë në Shqipëri. Dhe nëqoftëse do ndjekë linjat e atdhetdashurisë, nacionalizmit, më pëlqen t’i them unë, pavarësisht se këta leftistët e kanë tmerr fjalën “nacionalizëm”, nuk ka ndonjë ndryshim në thelb, është çështje fjalësh. “Patri” i thonë atdheut, “nation” i thonë kombit, kështu që të gjitha të çojnë në një kuptim, por këta komunistët e majtë i japin kuptime të ndryshme termave, kurse unë them që kanë kuptime të përafërta.”,  u shpreh Alfred Cako.

Burimi: CNA.al

Zjarr Tv Ad