Alfred Cako zbulon se çfarë fshihet pas arrestimeve të bujshme të SPAK: Reforma në Drejtësi u bë vetëm për një arsye

0
262
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Konspiracionisti Alfred Cako i ftuar në emisionin “Rrethi Katror” tha se çfarë fshihet pas gjithë këtyre arrestimeve nga SPAK dhe se ku është sipas tij qëllimi i vërtetë.

“Pse deklaratën e parë për arrestimin e Dakos, e bëri Rama? Që tha se ne socialistët jemi të hapur që Drejtësia të veprojë dhe e shiti sikur është babai i Kombit. Kjo tregon që drejtësia është e kontrolluar nga Rama dhe gjithë qëllimi mos kujtoni se është dënimi i Kokës apo Dakos, që po akuzohen kot së koti.

Reforma në Drejtësi u bë vetëm për një arsye. Plaku Soros është në luftë me plakun e Tropojës sepse kanë hyrë në luftë me njëri-tjetrin. I gjithë qëllimi është plaku i Tropojës, nuk janë këta që arrestohen. Loja e drejtësisë do ndërpritet kur të godasin plakun, edhe Ilir Metën, po plaku është qëllimi.

Këto arrestimet nga PS prandaj po bëhen, që kur të thonë pse arrestuan Plakun, t’i thonë ore ça pate ti, se ti vetëm një je nga krahu i djathtë, ne kemi arrestuar disa nga tanët, por ai është Mbreti ndërsa këta janë ushtarë,” tha Cako.

Zjarr Tv Ad