Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili u shkarkua si kreu i Grupit Parlamentar të PD-së në Kuvendin e 30 Prillit, ka vizituar sot së bashku me disa deputetë demokratë Komunitetin Mysliman Shqiptar.
Ai ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, teksa u shpreh se e rëndësishme në këtë ditë është t’i gjendemi pranë njëri tjetrit.
“Ta përqafojmë njëri-tjetrin, e rëndësishme është që t’i ndodhemi afër njëri-tjetrit. Dita e sotme është e nevojshme që të gjithë largohen nga veset e këqija. Më mirë se sa festa e sotme nuk ka moment tjetër për shqiptarët, gëzuar mbarësi për të gjithë shqiptarët, veçanërisht për besimtarët myslimanë”, tha Alibeaj