Alibeaj dhe disa deputetë demokratë vizitojnë Komunitetin Mysliman: E rëndësishme është që t’i ndodhemi afër njëri-tjetrit

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili u shkarkua si kreu i Grupit Parlamentar të PD-së në Kuvendin e 30 Prillit, ka vizituar sot së bashku me disa deputetë demokratë Komunitetin Mysliman Shqiptar.

Ai ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, teksa u shpreh se e rëndësishme në këtë ditë është t’i gjendemi pranë njëri tjetrit.

“Ta përqafojmë njëri-tjetrin, e rëndësishme është që t’i ndodhemi afër njëri-tjetrit. Dita e sotme është e nevojshme që të gjithë largohen nga veset e këqija. Më mirë se sa festa e sotme nuk ka moment tjetër për shqiptarët, gëzuar mbarësi për të gjithë shqiptarët, veçanërisht për besimtarët myslimanë”, tha Alibeaj

Zjarr Tv Ad