Alibeaj dhe familjarët përkujtojnë masakrën e Qafës së Valmirit

0
149
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka përkujtuar masakrën e Qafës së Valmirit, ku regjimi komunist nisi persekutimin e tij masiv ndaj krahinës së Mirditës. Alibeaj së bashku me familjarë të dhjetëra viktimave të pushkatuar dhe varur në litar nga dora e regjimit, i kanë kujtuar të ndjerët siç ndodh në çdo 17 gusht.

Postimi i Alibeajt:

Në 17 Gusht 1949, kriminelët komunistë iu vërsulën Mirditës, e ushtruan atje terrorin më të madh të diktaturës komuniste. Nga familjet më me emër të Mirditës, 10 burra u pushkatuan e 4 u varën në litar, 12 të tjerë u dënuan me burgime të gjata, 300 familje u internuan në kampin famëkeq të Tepelenës.

Për Mirditën, si vatër e katolicizmit dhe rezistencës aktive ndaj komunizmit, masakra e Qafës së Valmirit do të shënonte fillimin e një persekutimi masiv, pothuajse gjysmë-shekullor gjatë diktaturës. Ajo krahinë pësoi genocidin komunist më mizor në Shqipëri, faji i vetëm i së cilës ishte rezistenca ndaj diktaturës.

Kujtimi dhe respekti ndaj viktimave të asaj masakre, përkujtohet çdo 17 gusht nga familjarë dhe pasardhës të tyre. Si dëshmi e identitetit historik, ngadhënjimit mbi të keqen dhe përkushtimit për të nxjerrë të vërtetën, që eshtrat e viktimave të prehen në paqe, që shpirti i tyre të pushojë i qetë në parajsë e që të gjallët të mbajnë fort në zemër vlerat e lirisë dhe besimit në zot!

I paharruar kujtimi i tyre! Shpirti i tyre u prehtë në altar të parajsës!

Zjarr Tv Ad