Alibeaj: PD kundërshton “Open Balkan”, Serbinë do ta shohim me sytë e Kosovës!

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, tha gjatë seancës së përbashkët mes deputetëve të Kosovës dhe Shqipërisë, se PD do “ta shihte Serbinë me sytw te Kosovës”.

Ai theksoi edhe një herë qëndrimin kundër që të djathtët mbajnë ndaj “Open Balkan”, ndërsa solli në vëmendje se është një projekt që u vlerësua nga Parlamenti Evropian, si i papërputhshëm.

“Partia Demokratike është e percaktuar në qëndrimin se dhe një ndër çështjet më delikate në rajon, siç është ai i i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka të gjithë mbështetjen tonë për t’u zgjidhur ne dialog, por në ç’do rast ne, Partia Demokratike, do ta shohim Serbinë vetëm përmes syve të Kosovës. Ne jemi për paqen midis popullit serb e atij shqiptar, por të palekundur mendojmë se të drejtën e shpalljes së kësaj paqeje e ka Kosova e populli i saj.

Edhe pse në një mosdakordësi të plotë me qeverinë aktuale në Tiranë, PD ka votuar e mbështetur pa asnjë dilemë, çdo nisme që shkon në mbështetje apo me pjesmarrjen e Kosovës. Kemi mbështetur mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive dhe kemi kërkuar që marrëveshjet të implementohen në terren në mënyrë aktive e të mos mbeten në letë” – u shpreh Alibeaj,

Mes të tjerash ai theksoi edhe kundërshtimin e PD-së ndaj projektit ‘Open Balkan’ projekt i cili sipas tij së fundmi nga Parlamenti Evropian u vlerësua si papërputhshëm.

“Kundërshtitë tona energjike ndaj një projekti si ish-minishengen apo Open Ballkan, i cili së fundmi edhe nga parlamenti evropian në dokumentin e strategjisë se zgjerimit u vlerësua me rezerva kundërshtuese, si i papërputhshëm me normat evropiane dhe që nuk garanton gjithëpërfshirje”, u shpreh Alibeaj.

Zjarr Tv Ad