Opozita braktis fjalimin e Ramës: Pas Enver Hoxhës, ai është armiku më i egër i shqiptarëve

0
271
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë në Tiranë, ka nisur mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Opozita shqiptare e braktisi seancën e përbashkët në momentin kur fjalën e mori kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Në një prononcim për mediat, kryetari demokrat, Sali Berisha shpjegoi se përse u larguan nga salla.

“Fakti që u largova nga parlamenti, u largova për të përfaqësuar kombin shqiptar, të gjithë qytetarët e Kosovës që ndjehen të tradhtuar nga një kryeministër shqiptar, u largova për të përfaqësuar ndjenjat e dhjetëra-mijëra familjeve shqiptare që kanë humbur familjet e tyre nga barbaritë serbe, dhe Edi Rama prej katër muajsh, nuk lejon votimin e rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

U largova për të përfaqësuar ata dhjetëra-mijëra shqiptarë qau larguan nga Shqipëria prej politikave çnjerëzore të Edi Ramës.

Të gjitha këto janë arsyet që nuk mund të pranoja të dëgjoja ligjëratën e një njeriu, që pas Enver Hoxhës është armiku më i egër i kombit shqiptar.” ,tha Berisha.

Zjarr Tv Ad