Alibeaj takohet me bashkëreporterët e Asamblesë Parlamentare të KiE: U kërkova mbështetje për…

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka takuar dy reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit tëEvropës për Shqipërinë.

Nëpërmjet një shkrimi në facebook, Alibeaj zbuloi se u kërkoi dy bashkëreporterëve mbështetje për Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore.

Mesazhi i plotë:

Pata kënaqësinë e veçantë të prisja në një takim dy bashkëraporterët e Asamblesë Parlamemtare të Këshillit të Evropës për Shqipërinë, Z. Joseph O’Reilly dhe Z. Asim Mollazada të cilët ndodhen prej disa ditësh në vendin tonë.

Në përfundim të misionit të tyre faktmbledhës, me dy reporterët e KiE diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke u fokusuar tek dy reformat e rëndësishme të iniciuara nga Partia Demokratike: Reforma Zgjedhore dhe Reforma Territoriale për të cilat po punohet në dy komisione të posaçme parlamentare.

Gjatë bisedës, kerkova nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës mbeshtetje për opozitën në punën e saj në këto dy komisione. Iu shpjegova reporterëve se ndryshimet e njëanshme nga qeveria nuk janë më të pranueshme, bazuar dhe në vetë opinionin e Komisionit të Venecias.

Giithashtu për ne si PD, rekomandimet e ODIHR duhet të jenë në qendër të punës së komisioneve, duke përfshirë problemet e ndikimit të krimit, blerjen e votave, përdorimin e pasurive shtetërore, përdorimi i fondeve publike në zgjedhje etj.

I vura në dijeni gjithashtu përfaqësuesit e KiE se implementimi i reformës aktuale territoriale ka dështuar, ndaj shumë propozime të opozitës do duhet të mbështeten dhe konsiderohen. Në emër të PD i sigurova bashkëraporterët e KiE, se mbetemi të vendosur në luftën kundër korrupsionit që sot ka kapur çdo zyrë e institucion shtetëror.

Partia Demokratike dhe Grupi i saj Parlamentar do të punojnë çdo ditë në rrugën e orientimit properëndimor për t’ju kthyer shqiptarëve vlerat e demokracisë, drejtësisë dhe integritetit.

Zjarr Tv Ad