Allegri drejt largimit nga Juventus

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Massimiliano Allegrin duket se po numëron ditët e fundit në pankinën e Juventusit, me bardhezinjtë, që kanë nisur kontaktet me trajnerin e tyre të ardhshëm.  Sipas “Sport Mediaset”,  Pep Guardiola është emri i fundit që i bashkohet listës së gjatë të zëvendësuesve potencial të Allegrit. Duke iu referuar këtyre burimeve, kampionët e Seria A kanë marrë edhe hapa konkret drejt kësaj piste, me vëllain e Pep, njëkohësisht dhe agjent i tij, Pere Guardiola që ka pasur një takim me drejtues të “Zonjës së Vjetër” në Milano.  48-vjeçari, produkt i akademisë së Barcelonës ka fituar tituj në Spanjë, Gjermani dhe Angli, teksa Italia është “toka” e vetme që i ka mbetur Guardiolës për ta eksploruar.

 

Zjarr Tv Ad