Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Bajerni i Mynihut është shpallur për herën e 7-të radhazi kampion në Gjermani.
Skuadra bavareze gjatë merkatos së verës do të pësojë shumë ndryshime, ndërsa Ribery, Robben dhe Rafinha kanë konfirmuar largimin nga rekordmenët e Gjermanisë.
Mes shumë emocionesh dhe lotësh, treshja e lojtarëve kanë zhvilluar ndeshjen e fundit me fanellën e Bajernit, ndërsa “Allianz Arena” i ka rezervuar një përshëndetje “magjike” nga shkallët e stadiumit.
Pas kësaj fitore, Bajerni që udhëhiqet nga Niko Kovac shpallet kampion në Gjermani duke siguruar 78 pikë, 2 më shumë se Dortmundi i vendit të dytë.