Allison Guerriero, një 49 vjeçare nga New York është në fokus të mediave amerikane por jo vetëm, që prej 27 janarit.
Kush është gruaja e cila do të trondiste cdokënd pas historisë së dashurisë që pati me agjentin e kundërzbulimit amerikan Charls Mc Gonigal?
49 vjeçarja, jeton në New York të Shteteve të Bashkuara.
Ajo la punën e saj si një ish-edukatore kopshti dhe doli vullnetare për kauzat e zbatimit të ligjit, në vitin 2018, në kohën kur u njoh me njeriun më të rëndësishëm të FBI.
Kohë kur frekuentonte njerëzit e nivelit më të lartë të Nju Yorkut.
Pas problemeve shëndetësore që kaloi pas ndarjes me Charls McGonigal, jeta e saj është e thjeshtë.
Allison, aktualisht është punonjëse në një kompani sigurie dhe jeton me babain e saj William Guerriero. Ka vetëm një motër ndërsa nëna e saj nuk jeton më.
I pëlqen të shëtisë, dhe të frekuentojë miqtë më të ngushtë që e kanë ndihmuar në jetë. Siç është politikani i njohur dhe avokati Rudi Xhuliani. Pasionin më të madh e ka për armët.
Allison Guerriero do mbetet në memorien e të gjithëve si gruaja e tradhtuar nga Shefi i FBI, të cilin për hakmarrje apo për arsye të tjera, e fundosi me një e-mail.