Ambasada e SHBA mbështet policinë dhe SPAK: Profesionistët e sistemit të drejtësisë të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada e SHBA del sërish në mbështetje të SPAK dhe policisë së Shtetit. Në një deklaratë të publikuar në “Facebook”, ambasada e SHBA apelon që profesionistët e sistemit të drejtësisë të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime.

Sipas saj, kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë dhe të ecin përpara drejt integrimit.

Ambasada e SHBA-së mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut. Profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur. Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE.

Zjarr Tv Ad