Ambasada e SHBA në Tiranë: Thirrje qeverisë ruse të lirojë menjëherë Alexey Navalny!

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadat amerikane në botë kanë shpërndarë thirrjen drejtuar Rusisë, për lirimin e kreut të opozitës Alexey Navalny, që po mbahet në burg prej gati 7 muajsh. Thirrjen e ka lëshuar sot edhe Ambasada e SHBA-së në Tiranë e drejtuar nga znj. Yuri Kim. 

Në mesazhin me video publikuar në Fb, thuhet: “Një vit më parë, udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny, u helmua në vendlindjen e tij me një agjent nervor kimik. Pas shërimit të tij në Gjermani, ai u tregua i guximshëm dhe u kthye në Rusi. Atje u arrestua menjëherë dhe tashmë ka kaluar më shumë se 200 ditë pas hekurave.

Ne i bëjmë thirrje qeverisë ruse të lirojë menjëherë Alexey Navalny, si dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht. Populli rus ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e tij në mënyrë paqësore pa pasur frikë nga çdo lloj ndëshkimi,” thuhet në deklaratë.

Zjarr Tv Ad