Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona non grata, Berisha: E shkruar nga dora e Yuri Kim

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD, Sali Berisha, iu përgjigj interesit të gazetarëve për një koment mbi deklaratën e ambasadës së SHBA se nuk bashkëpunojnë me persona non-grata.

“Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën.

5 nëntori u dha përgjigje këtyre.

Kjo është administratë që ka humbur.

Nuk jam këtu për të harxhuar kohë për të shkuarën.

Duhet të më pyesni për të ardhmen.

Po më pyetët për administratën që vjen, se për administratën që ikën, nuk besoj që ka mbetur gjë që nuk kam thënë para jush.

Nuk rri të komentoj unë tani, të themi, çfarë t’i thuash, ajo ishte shkruar nga dora e Kimit, bile e kishte ndryshuar pak.

Nuk mund të komentoj administratën që ikën,” tha Berisha.

Zjarr Tv Ad