Analisti Andi Bushati u përplas në studion e emisionit “Të Paekspozurit” me drejtuesin e “Nisma thurje”, Endri Shabani për rolin e SPAK-ut në rindërtimin e një drejtësie të re.
Pjesë nga debati
Bushati: Mua më mori në pyetje një partonazhiste që mbante mbi tavolinë një flamur amerikan.
Shabani: Ata janë edhe njerëz ordinerë. Ç’rëndësi ka! Struktura ka dhënë një rezultat që unë nuk e kam parë për 30 vite.
Bushati: Unë kur them i ri, më shumë shpresë kam te molotovi se te SPAK-u.
Shabani: Nuk është modeli im ai.
Bushati: Po unë po them modelin tim. Thelbi i filozofisë tënde është ricilimi i të të vjetrës, përmes SPAK-ut. Pra i thua: Erdhi e reja se erdha Ramizi dhe e bëri Saliun demokrat. Në qoftë se të renë e pjellim nga mitra e pjerdhur e SPAK-ut, e reja do të jetë më keq se e vjetra.
Shabani: Futja në burg e Ramizmit dhe Nexhmijes ishte sinjali i fundit të një sistemi.
Bushati: Ato i futi në burg kot Saliu. Një i ri që thotë SPAK-u dhe Amerika është më i vjetër se këta të vjetrit. Nuk pranoj kurrë një të ri që përballë flakës së zjarrit, thotë mua rrugën do të ma hapë SPAK-u, ambasada. Ambasada Amerikane këtu e 30 vjet ka mbështetur mutërit më të mëdhenj të këtij tranzicioni.