Ambasadorët, shkesi dhe haraçi i “pelës”!

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Albano Zhapaj

Tu dalësh sot krah, me dashje apo pa dashje, disa ambasadorëve që po shijnë lëmë si të ishin në arë të tyre, me argumentimin e vetëm se atyre u lejohet ta bëjnë ngaqë përfaqësojnë vende të mëdha perëndimore që na kanë ndihmuar në kohë të vështira, është sa e papranueshme, aq edhe naive.

Do të ishte njësoj sikur shkesi, apo mblesi që ka ndërhyrë për ty dhe të ka ndihmuar të gjesh grua, e mbasi ti të kesh krijuar familje, të të vijë kur të dojë e si të dojë në shtëpinë tënde, e madje të pretendojë të ndërhyjë në problemet e tua familjare, duke i dalë krah njërit apo tjetrit partner, sipas qejfit të tij.

Në mos po, edhe të pretendojë si haraç që të flejë me gruan tënde, me justifikimin se pa ndihmën e tij, ti sot do ishe akoma beqar, se pa ndihmën e tij ti s’do ta kishe marrë dot këtë grua, e kësisoj pa të, ti s’do ta kishe ndërtuar dot këtë familje që ke sot.

Është kaq elementare kjo që po ndodh, saqë kushdo që ka një minimum vetëdijeje dhe aftësie për të gjykuar, e kupton që ato ndihma që na kanë dhënë, po na i nxjerrin nga hundët, duke na cënuar sovranitetin dhe imponuar vendimmarrjen.

Konventat ndërkombëtare që rregullojnë marrëdhëniet diplomatike, jo më kot e kanë sanksionuar që askush “për një thelë, të pretendojë një pelë”!

Zjarr Tv Ad