“Ambasadori amerikan më erdhi në zyrë”- Financimi rus i PD, Meta: Basha i ka bërë dhurata të paimagjinueshme Ramës. Tre aktet që na kanë sjellë në këtë situatë

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me raportin amerikan që përcakton se Rusia i ka dhënë Partisë Demokratike 500 mijë dollarë në vitin 2017.

I ftuar në Ora News, Meta u shpreh se në atë kohë ambasadori amerikan i ka shkuar në zyrë dhe ka ngritur këtë shqetësim. Ai shtoi se lëvizjet e Bashës që nga ajo kohë kanë qenë dhurata ndaj Ramës për kapjen e shtetit.

“Këtu ka pasur një problem dhe kjo është e qartë. Kam thënë përpara që ish ambasadori amerikan në atë kohë më ka ardhur në zyrë si president dhe më ka ngritur këto shqetësime sipas tyre. Është në koherencë edhe me lajmin e sotëm. Nuk e kam marrë seriozisht. E kam menduar të njëanshëm. Mother Jones në atë kohë kishte publikuar edhe një mashtrim për LSI dhe ndaj nuk e mora seriozisht.

Unë nuk do hyj te kjo çështje sepse këtë e dinë më mirë SHBA. Ajo që është e qartë është se veprimet që Basha ka marrë që nga ajo kohë në planin e brendshëm kanë qenë dhurata të paimagjinueshme për Edi Ramën. Bojkoti i reformës në drejtësi, largimi nga parlamenti dhe pushteti vendor. Janë tre akte që na kanë sjellë në këtë situatë”, deklaroi Meta.

Zjarr Tv Ad