Ambasadori britanik thirrje: Kemi program për vende pune në Kukës

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori britanik në vendin tonë, Alastair King Smith ditën e djeshme nën shoqërin e kryebashkiakut Safet Gjici, ka vizituar Kukësin.

Në Kukës u bë prezantimi i startimit të projektit “Perspektiva të reja për qarkun e Kukësit” me një fond prej 8.4 milionë paund që qeveria britanike do të zbatojë për 3 vite në qarkun e Kukësit.

Ambasadori teksa prezanton këtë nisë u premton të rinjve vende punë në Kukës.

“I lumtur që jam kthyer në #Kukës për të nisur projektin #Perspektiva të Reja, nisma jonë më ambicioze në veri të #Shqipërisë. Gjatë 4 viteve të ardhshme, ne do të ndihmojmë në krijimin e mundësive të punës këtu, duke përfshirë edhe të rinjtë” shkruan ambasadori në një postim pas vizitës në Kukës.

Kujtojmë që kjo deklaratë e ambasadorit britanik vjen në një kohë kur me qindra të rinjë çdo ditë, kryesisht nga Kukësi nisen me gomone për në Britani.

Zjarr Tv Ad