Ambasadori i Ukrainës bë OKB: Administrata Trump s’pranon aneksimin e Krimesë

0
697
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Ukrainës në Kombet e Bashkuara, Volodymyr Yelchenko, tha mbrëmë se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, plotësisht e mbështet integritetin territorial dhe pavarësinë e Ukrainës dhe kurrë nuk do ta pranoj aneksimin e Krimesë nga ana e Moskës.

Mëtutje, në konferencën për gazetarë në Nju Jork, zoti Yelchenko theksoi se ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, i tha atij se Shtetet e Bashkuara janë “tërësisht kundër mënyrës se si Rusia po merret me pjesën lindore të Ukrainës”.

“Ajo ka konfirmuar se pozicioni i Shteteve të Bashkuara për Krimenë është se aneksimi kurrë nuk do të pranohet”, tha Yelchenko dhe ka shtuar se është “absolutisht i kënaqur” me përgjigjet e ambasadores amerikane lidhur me aneksimin e Krimesë nga Rusia, në vitin 2014.

Derisa administrata Trump mund ta shqyrtoj krijimin e raporteve më të afërta me Rusinë, “kjo nuk do të bëhet në kurriz të Ukrainës”, tha Yelchenko.

Misioni i Shteteve të Bashkuara në OKB ka konfirmuar se ambasadorja Haley e ka riafirmuar mbështetjen për integritetin territorial të Ukrainës në takimin e saj me ambasadorin ukrainas, Volodymyr Yelchenko.///

Zjarr Tv Ad