Ambasadori polak me veshje tradicionale dhe pushkën shqiptare

0
2
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fotografi i njohur Roland Tasho, ka risjell këtë të mërkurë një foto të ambasadorit të Polonisë në Shqipëri, Marek Jeziorski. Diplomati polak shihet i veshur me veshjen tradicionale dhe në njërën dorë mban një pushkë.

Ambasadori polak Marek Jeziorski ka shërbyer me mision në vendin tonë nga viti 2012 deri në vitin 2016. Dhe kjo fotografi e realizuar nga Tasho, është shkrepur një dekadë më parë.

Diplomati polak mban në dorë një pushkë që për shumë vite ka qenë krenaria e prodhuesve shqiptarë në Berat, Shkodër, Prizren e Tetovë, shkruan newsbomb.al.

Bëhet fjalë për pushkën Karajfile, një prodhim autentik venecian i firmës Carlo & figli, por që u përsos dhe u shndërrua në një vepër arti nga prodhuesit shqiptarë.

© Fotografia e shperndare ne Facebook/Meta nga fotografi Roland Tasho

Zjarr Tv Ad