Ambasadorja Kim-magjistratëve të rinj: Mos u dorëzoni kurrë

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Mos u dorëzoni kurrë”! Kjo ka qenë thirrja që ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u ka bërë në fjalën e saj të gjithë magjistratëve të rinj që do të dalin nga Shkolla e Magjistraturës.

Ajo ishte e pranishme këtë të hënë në ceremoninë e zhvilluar me rastin e 25-vjetorit të krijimit të Shkollës së Magjistraturës ku ndër të tjerat shtoi se Reforma në Drejtësi duhet të ketë sukses për të mirën e shqiptarëve dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Yuri Kim: Të shiheni çdo ditë në pasqyrë e t’i thoni vetes unë do jem pjesë e arsyes pse Shqipëria është më e mirë, pse Shqipëria është në BE, t’i thoni vetes unë do jem pjesë e arsyes që populli im të ketë shpresë, që familja ime dhe fëmijët e mi do të jenë krenarë. Kurrë mos u dorëzoni, mos u dorëzoni kurrë! Reforma në sektorin e drejtësisë, qoftë këtu në gjykata apo polici, apo agjenci të tjera duhet të ketë suskes për të mirën e të gjithë shqiptarëve edhe të ardhmen e Shqipërisë”.

Zjarr Tv Ad